Arbëri

Pjetër Shala, i dënuari i katërt nga Specialja

Pjeter Shala, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është bërë personi i katërt i dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Të martën Gjykata Speciale e dënoi me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë e vrasje.

Para tij, Gjykata Speciale e ka dënuar edhe Salih Mustafën, Nasim Haradinajn e Hysni Gucati.

Mustafa ishte dënuar më 16 dhjetor 2022 me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Më 14 dhjetor një vit më pas, Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 22 vjet burgim.

Haradinaj dhe Gucati ishin dënuar më 18 maj 2022 me nga katër vjet e gjysmë burgim për pengim në administrim të drejtësisë. Në shkurt të 2023-s, Apeli ua uli dënimin në katër vjet e tre muaj burgim, ndërsa në fund të 2023-s ua modifikoi dënimet duke i liruar me kusht. Gucati u lirua në tetor të 2023-s, ndërsa Haradinaj në dhjetor.