Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, që dyshohet se ka shtënë me armë me gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
SHKK ka bërë të ditur se rasti është proceduar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Po ashtu janë iniciuar procedura disiplinore ndaj 12 zyrtarëve të tjerë korrektues, që dyshohen se ditë më parë kanë shtënë me armë gjatë një ahengu privat.
“Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka shtënë me armë gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Lidhur me këtë rast, janë ndërmarrë veprimet përkatëse dhe rasti është proceduar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm. Po ashtu, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj 12 zyrtarëve të tjerë korrektues, të cilët dyshohen se ditë më parë kanë shtënë me armë gjatë një ahengu privat. Për këtë rast, jemi në pritje të raportit të Prokurorisë, dhe në përputhje me të, do të ndërmerren masat e nevojshme nga ana jonë. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, ruajtjes së integritetit institucional dhe garantimit të standardeve më të larta profesionale në përmbushje të misionit të saj”, ka njoftuar SHKK.
-
Suspendohet zyrtari korrektues, dyshohet se plagosi një person
-
IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë, kishin shtënë me armë jashtë detyrës zyrtare
-
Arrestohet zyrtari korrektues, tentoi të fuste drogë në Dubravë
-
Suspendohet një polic në Kamenicë për përdorim të armës jashtë detyrës
-
Rekomandohet suspendimi i polices që plagosi veten duke manipuluar me armën zyrtare