Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka pezulluar tenderin për “furnizim me oksigjen medicinal nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-s’”.
Tenderi është pezulluar sot, ndërkaq në vendim thuhet se është bërë për shkak të një kërkese për rishqyrtim nga një Operator Ekonomik.
Vlera financiare e këtij tenderi ishte mbi 2.2 milion euro. Afati i sjelljes së porosisë ishte 24 orë, ndërkaq furnizimi do të bëhej në njësitë organizative të SHSKUK-së.
Ditëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i të infektuarve me COVID-19, me ç'rast është shtuar edhe nevoja për trajtim në spitale.

Artikuj të ngjashëm
-
Refuzohet kërkesa që çoi në pezullim të tenderit për furnizim me oksigjen
-
SHSKUK-ja pezullon tenderin për furnizim me oksigjen
-
Shërbimi stroke i pafunksionalizuar qe 7 vjet, hapet tender për blerjen e materialeve
-
Pacientët në dializë në hall, ndërpritet kontrata për furnizim emergjent e lidhur pesë ditë më parë
-
SHSKUK-ja lidh kontratë emergjente për materiale të dializës, pasi rriti vlerën e kontratës