Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pezullohet puna në Minierën e Artanës, vërshimet bllokojnë rrugët

Për shkak të rrugëve të pakalueshme, minatorët e Minierës së Artanës nuk do të punojnë deri të hënën, njoftoi Sindikata e Pavarur e Minierave me Flotacion Kishnicë dhe Artanë në Facebook.

“Lajmërohen punëtorët e Minierës së Artanës se për shkak të gjendjes të rrugës së pakalueshme nuk do të punohet deri ditën e hënë”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pamjet e publikuara u panë rrugë të bllokuara si pasojë e të reshurave gjatë ditëve të fundit. 

Rruga Marevc – Krilevë është e vetmja për shumë minatorë për të shkuar në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.

Situatë e rëndë u pa edhe në rrugën Prekofc-Fllataci. 

Sindikata bëri thirrje për kujdes.