Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka marrë vendim për pezullimin e aplikimit të kamatës dhe gjobës për mospagesën e tatimit në pronë.
“Në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus COVID19, Ministri i Financave dhe Transfereve ka marrë vendim për pezullimin e aplikimit të llogaritjes së interesit (kamatës) dhe gjobës për mos pagesën e tatimit në pronën e paluajtshme, deri më 31 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Tutje, aty theksohet se duke u bazuar në këtë vendim obligohen Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Zyrat e Tatimit në Pronë në Komunat e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.
-
MF-ja shtyn afatin për tatimin në pronë për vitin 2026
-
Në fushatë, ministri Murati thotë se zbatimi i Ligjit për Tatim në Pronë shtyhet për 2026
-
Komunat kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur për faljen e tatimit në pronë
-
Murati reagon pasi Kushtetuesja pezulloi nenin që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit në pronë
-
Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, edhe për ata që kanë bërë pagesën