Ministria e Financave ka bërë të ditur se falja e 100 eurove të tatimit në pronë do të vlejë edhe për ata që e kanë bërë pagesën më herët sesa të miratohet Projektligji i Tatimit në Pronë në të dyja leximet në Kuvend.
Ministria e Financave përmes Projektligjit do t’ua falë qytetarëve nga 100 euro të tatimit në pronë për vitin 2023, pas rritjes së kësaj takse komunale në fillim të vitit. Projektligji ende s'është miratuar në Kuvend.
Qytetarët që e kanë paguar më herët tatimin në pronë do t’u llogaritet si parapagim për këstet e tjera sapo Projektligji i Tatimit në Pronë të hyjë në fuqi.
“Theksojmë që, bazuar në Projektligjin e Tatimit në Pronë, falja vlen edhe për qytetarët që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, dhe me rastin e hyrjes së ligjit në fuqi, pagesa që kanë bërë, u llogaritet si parapagim për këstet e tjera”, thuhet në njoftim.
Deri më 30 prill, qytetarët e Kosovës duhet të bëjnë pagesën e këstit të parë të tatimit vjetor në pronë, në të kundërtën do të gjobiten. Ndërsa afati për këstin e dytë të pagesës është fundi i muajit shtator.
Edhe
MF-ja shtyn afatin për tatimin në pronë për vitin 2026
Nëse pagesa nuk bëhet në kohë, do të aplikohet një interes prej 0.65 për qind për secilin muaj që vonohet pagesa dhe një gjobë prej 10 për qind të tatimit të papaguar.
-
Prishtina miraton faljen e tatimit në pronë, por jo më shumë se 75 euro
-
Rama publikon propozimin për falje të tatimit në pronë, pritet të votohet të enjten
-
Komunat kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur për faljen e tatimit në pronë
-
Qeveria fiton rastin ndaj komunave për faljen e tatimit në pronë