Ministria e Financave e ka shtyrë afatin për tatimin në pronë për vitin 2026. Sipas vendimi, afati për lëshimin e faturave është deri më 31 mars, kurse për pagesën e këstit të parë deri më 30 qershor.
Ministria ka arsyetuar se e vlerëson të domosdoshme shtyrjen e afatit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë për vitin tatimor 2026. Në vendim thuhet se masa është marrë në zbatim të nenit 14 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, sipas të cilit regjistrat e tatimit në pronë bazohen në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
“Gjatë procesit të përditësimit të këtyre regjistrave, janë konstatuar ndryshime në kufijtë e zonave kadastrale, të cilat prekin dy apo më shumë komuna. Këto ndryshime, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i ka vërejtur me vonesë, gjë që ka shkaktuar pamundësimin e përkohshëm të reflektimit të saktë të të dhënave grafike dhe tekstuale kadastrale në regjistrat e tatimit në pronë”, thuhet në vendim.
MF-ja ka arsyetuar tutje se ky veprim është ndërmarrë për të shmangur lëshimin e faturave të tatimit në pronë me vlerësim tatimor në shpërputhje me të dhënat kadastrale.
-
Edhe pronat që lëshohen me qira “Airbnb” duhet të deklarohen për tatim
-
Ministria e Financave thotë se jo të gjitha kategoritë e pensionistëve janë të liruar nga paraqitja
-
Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve komunale
-
Rreth 330 zyrtarë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
KRM “Pastrimi”: 1 prilli - afati i fundit i pagesës së faturave për mbeturina