Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të enjten se kryeministri Albin Kurti po do t’i mbyllë shkollat serbe në Kosovë dhe kërcënoi se një vendim i tillë do të ishte fundi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Petkoviqi ka thënë në Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se Policia e Kosovës ka ndaluar mbrëmë drejtorin e shkollës fillore në Gojbulë të Vushtrrisë “me qëllim të frikësimit të serbëve”.
“Përveç faktit që e kanë keqtrajtuar një të pafajshëm, fajin e ka ai sepse është drejtor i një shkolle fillore serbe. E gjithë kjo bëhet me qëllim të frikësimit të serbëve, sepse Kurti me sa duket ka filluar të mbyllë shkollat serbe në Kosovë. Kjo do të thotë fund i gjithçkaje, nuk ka më dialog, sepse shkollat dhe shëndetësia, së bashku me kishat dhe shtetin e Serbisë, janë shtyllat themelore të mbijetesës së popullit serb në Kosovë”, ka thënë Petkoviq.
Ai ka thënë se për këtë rast e ka njoftuar të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe shtetet e tjera anëtare, duke shtuar se ndërkombëtarët po i dënojnë “lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, por nuk po marrin masa konkrete”.
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Kurti: Do t’i shkrijmë të gjitha strukturat paralele serbe
-
Petkoviqi konfirmon marrëveshjen: Serbët mund të marrin frymë lirshëm
-
BE: Kurti u zotua se do të konsultohet me serbët dhe me Sorensenin për integrimin e sistemeve paralele
-
BE: Kurti është zotuar për konsultim me serbët e Sorensenin për integrimin e sistemeve paralele