Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se fitorja bindëse e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë ka treguar se sa e rëndësishme është që populli serb të jetë i bashkuar.
Ai ka thënë se nëse nuk formohet Asociacioni atëherë serbët do të largohen nga institucionet në Kosovë, raporton Tanjug.
“Sa ka qenë fitorja e fortë dhe bindëse për Listën Serbe, le ta dinë të gjithë se e tillë e fortë do të jetë edhe përgjigja e popullit serb dhe Listës Serbe nëse nuk formohet Asociacioni. Nëse kjo çështje nuk ngrihet në tetor, do të jetë një përgjigje e fortë dhe bindëse. Serbët do të largohen nga gjitha institucionet në krahinën veriore”, ka thënë Petkoviq në konferencë për media.
-
Thirrja e Petkoviqit që serbët të votojnë LS-në po vlerësohet si ndërhyrje direkte në zgjedhje
-
Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
-
Petkoviq-Sorensenit: Pa hapa konkretë për Asociacion, s’ka përparim në dialog
-
Ndërhyrja e Vuçiqit dhe joshjet financiare me ndikim në votën e serbëve në Kosovë