Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeveri të Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta mendojë dy herë para se të përpiqet të stërvisë muskujt ndaj serbëve në Kosovë dhe Beogradit zyrtar.
“Kjo nuk do t’i sjellë asgjë të mirë, nuk do t’i zgjidhë problemet e tij me kufizimet e rrymës, grevat e arsimtarëve, qytetarët e pakënaqur që çdo ditë shprehin rebelim social në gjithë Prishtinën”, ka thënë Petkoviq, në një komunikatë për media.
Petkoviq ka thënë se Kurti është “i fortë vetëm në shkelje të marrëveshjeve, në retorikë antiserbe, shkelje të së drejtave njerëzore dhe politike të serbëve, në populizëm e demagogji”.
“Këto janë disiplinat me të cilat asnjë njeri normal nuk dëshiron të krahasohet me të. Për çfarë demokracie flet Kurti kur ka munësi që dhunuesi i një vajze të mitur nga Kosova të marrë të njëjtin dënim me burg si një i ri që donte të festonte ‘Vidovdanin’. Nuk ka dyshim se për dhjetë ditët e fundit, Kurti ka mundur vetëm të shikojë me zili se si Beogradi ishte qendra e nismës ‘Open Balkan’, se si mijëra serbë në veri të Kosovës e M., e pritën me krenari dhe entuziazëm kryeministren e tyre Ana Bërnabiq, dhe në fund detajet e vizitës madhështore të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Beograd, pas të cilës iu premtua dorëzimi i dronit ‘Bayraktar’ dhe të cilin Kurti mund ta shoh vetëm në video dhe foto”, ka thënë Petkoviq.
Petkoviq ka thënë se Kurti po ushqehet me imazhin e tij në rrjete sociale.
“As xhipat e blinduar të Rosut dhe as njësitë speciale nuk mund ta ndihmojnë atë”, ka thënë Petkoviq.
-
Petkoviq: Kurti s’mund ta rishkruajë Marrëveshjen e Brukselit
-
Petkoviq: “Gënjeshtër absolute” se Beogradi po përgatit sulm në Kosovë
-
Petkoviq: Puna e Kurtit është të zbatojë atë që është nënshkruar
-
Petkoviq: E vetmja gjë që di Kurti është t’i fryjë borisë së luftës
-
Petkoviq: Kurti me deklaratat e tij po do luftë e jo dialog