Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petkoviq: Kurti s’mund ta rishkruajë Marrëveshjen e Brukselit

Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk mund ta rishkruajë Marrëveshjen e Brukselit.

Ai ka thënë se Kurti nuk mund të shkruajë as të flasë asnjë fjali pa sulmuar Beogradin dhe serbët e Kosovës, pasi sipas tij, kjo është e vetmja politikë që ai e njeh.

“Kur t'i vijë koha të numërojë, le të llogarisë se kanë kaluar 3919 ditë që nuk është formuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe se 211 ditë ka bllokadë të importit të mallrave serbe në Kosovë. Le të llogarisë se vetëm vitin e kaluar në Kosovë M. janë regjistruar 178 incidente me motive etnike, dhe që nga ardhja e tij në pushtet kanë ndodhur gjithsej 458 sulme të ndryshme ndaj popullit serb, kishave, klinikave, shkollave serbe”, ka thënë ai.

Petkoviq ka thënë se Kurti është burim kryesor i destabilitetit, tensionit e krizës jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.