Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka quajtur gënjeshtra absolute pretendimet e kryeministrit Albin Kurti, se Serbia po përgatit sulm në Kosovë.
Në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, të thirrur pas asaj të Kurtit, Petkoviq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës se nuk e synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, porse krijimin e krizës.
Ai ka thënë se Kurti po i përdor temën e Banjskës dhe veriun e Kosovës, në atë që, sipas tij, tregon qartë se kryeministri i Kosovës nuk dëshiron që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Alarm për rrezikun nga sulme të tjera nga Serbia ka dhënë të shtunën kryeministri Albin Kurti. Nëpërmjet një konference shtypi, ai tha se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiqi, po bën plane për këto sulme, bashkë me disa pjesëtarë të organizatës së shpallur terroriste, “Mbrojtja Civile”. Kurti tha se për këtë synim grupet serbe po bëjnë përgatitje në disa lokacione përgjatë kufirit midis Kosovës e Serbisë
-
Kurti alarmon për “hakmarrje” nga Serbia
-
Petkoviq: Kurti s’mund ta rishkruajë Marrëveshjen e Brukselit
-
Petkoviq: Kurti tentoi t’ia hidhte topin Beogradit për dështimin e dialogut
-
Petkoviq: Serbisë po i bëhet luftë dezinformative nga Kosova
-
Petkoviq: Ideja e politikës së Kurtit është t’i dëbojë serbët nga Kosova