Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për krijim të krizave vetëm me qëllim që të shkaktojë konflikte.
Petkoviqi ka thënë të mërkurën se qëllimi i Kurtit është t’i dëbojë serbët nga Kosova.
“Ai krijon kriza për ta detyruar popullin serb të veprojë në mënyrë të tepruar. Ideja e politikës së tij është Kosova e pastër etnikisht dhe dëbimi i serbëve nga Kosova”, ka thënë ai në një konferencë të mbajtur gjatë pasdites, raportoi agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
Duke folur për tre policët kosovarë të cilët Serbia pretendon se u arrestuan brenda territorit të saj, ndërsa Policia e Kosovës thotë se janë kidnapuar, Petkoviqi ka thënë se ata janë kapur në komunën e Rashkës.
“Sot në rajonin e fshatit Gnjicë të komunës së Rashkës, njësiti antiterrorist i xhandarmërisë serbe ka lokalizuar dhe arrestuar tre pjesëtarë të të ashtuquajturës polici speciale e Kosovës, R.Z. B.S. dhe M.Sh. të cilët ishin të armatosur deri në dhëmbë. Kjo bandë terroriste është arrestuar sot në orën 12:38 thellë në territorin e Serbisë qendrore. Dua të përmend se pjesëtarët e policisë sonë nuk kanë shkelur në territorin e Kosovës dhe M. dhe nuk kanë shkelur as Rezolutën 1244, sepse nuk e kaluan vijën administrative”, ka thënë Petkoviqi.
Sipas tij, marrëveshjet ndërkombëtare janë shkelur nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
-
Petkoviq: “Gënjeshtër absolute” se Beogradi po përgatit sulm në Kosovë
-
Petkoviq: Kurti po shkakton incidente që t’i ikë Asociacionit
-
Petkoviq: Prioritet i Kurtit është shkaktimi i tensioneve dhe krizave
-
Petkoviq: Kurti me deklaratat e tij po do luftë e jo dialog
-
Petkoviq: Ishim në prag të konfliktit të rëndë të planifikuar nga Kurti