Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Administratës, Bahri Selimi, kanë bërë të premten përurimin e E-Kioskut në Merdar.
Kjo pajisje dixhitale u mundëson qytetarëve shërbime të shpejta dhe efikase në nxjerrjen e dokumenteve personale.
"E-Kioskun e kemi vendosur afër pikës kufitare në Merdar, me qëllimin e vetëm që bashkatdhetarëve tanë, t'ju krijojmë qasje të shpejtë në nxjerrjen e dokumenteve personale", ka thënë Bulliqi.
Po ashtu kryetari Bulliqi tha se së shpejti do t'i vendosim edhe tri E-Kiosqe të reja. Ato do të vendosen në zonat ku gravitojnë më shumë qytetarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Podujevës synon të funksionalizojë trafikun urban, të premtuar më 2021
-
Bulliqi e shpall fitoren në Podujevë
-
Bulliqi fton qytetarët për të festuar fitoren
-
Në fushatë përurohen 15 shërbime në Poliklinikën Specialistike të Podujevës
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik