Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shfrytëzuar të dielën për t’i pritur mërgimtarët në pikën kufitare të Merdares.
Bulliqi ka njoftuar se bashkë me aktivistë të Vetëvendosjes, i ofruan mërgimtarëve ujë për t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere.
‘’Sot vizitova pikën kufitare në Merdare për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vinë në Kosovë. Aty i pritëm me aktivistë të Lëvizjes dhe iu ofruam nga një shishe me ujë. U gëzova kur pashë se pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdare janë minimale. Mërgimtarëve tanë ju urova mirëseardhje në vendlindjen e tyre, ata i japin gjallëri verës dhe janë infuzioni i vërtetë ekonomik i vendit tonë. I falënderoj nga zemra për kontributin e vazhdueshëm të tyre’’, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
-
Lirohen qytetarët e arrestuar nga Serbia në Merdar
-
Bulliqi për arrestimin e tre qytetarëve nga Podujeva në Merdar: Dyshoj në hakmarrje
-
Bulliqi reagon për mbylljen e terminalit doganor në Merdar
-
Përurohet E-Kiosku në Merdar
-
Bulliqi: Mërgimtarët do të lirohen nga të gjitha pagesat, nëse hapin vende pune në Podujevë