Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bulliqi për arrestimin e tre qytetarëve nga Podujeva në Merdar: Dyshoj në hakmarrje

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas arrestimit të tre qytetarëve të Podujevës në pikën kufitare në Merdar nga Policia serbe të martën.

Bulliqi ka thënë se ka informata se atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa dyshon se është hakmarrje në lidhje me situatën në veri.

“Me shqetësim mora lajmin që tre qytetarë të Komunës së Podujevës janë arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar. Sipas informatave që kemi pranuar atyre ju është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit. Arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e tre bashkëqytetarëve tanë është e papranueshme dhe kërkoj nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht për rastin e tyre, duke punuar me instancat kompetente për lirimin e tyre”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.