Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 29 maj të këtij viti autostrada “Arbën Xhaferi” do të përurohet.
Po të njëjtën ditë është paralajmëruar në protestë nga banorët e fshatit Paldenicë, në shenjë pakënaqësie për mbylljen e disa rrugëve fshati, raporton KTV.
Banorët fajësojnë Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë “ Bechl Enka” për mospërmbushje premtimesh.
Bashkë me banorët do të protestojë edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ka thënë se për këto masa janë detyruar nga shpërfillja e institucioneve qendrore.
Suma ka theksuar se ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për të parë gjendjen nga afër, por pavarësisht konfirmimit, ai nuk e ka realizuar vizitën.
Që nga nisja e ndërtimit të kësaj autostrade, banorët e këtij fshati kanë protestuar dhjetëra herë. Në shenjë proteste, ata pak javë më parë patën bërë një kalim këmbësorësh në mes të autostradës “Arbën Xhaferi”.
-
Kryetari Suma paralajmëron protestë në ditën e përurimit të autostradës
-
Banorët e Paldenicës vizatojnë zebra në “Arbën Xhaferi”, thonë se do ta bllokojnë përurimin
-
Banorët e Paldenicës protestojnë pas bllokimit të rrugës Kaçanik - Hani i Elezit
-
Zhbllokimi i rrugës së Paldenicës, peng i zvarritjes së projektit
-
Pse po ndërpriten punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”