Mbi 600 milionë njerëz në botë janë obez. E si pasojë e kësaj, po shkon duke u rritur edhe numri i personave që vuajnë nga sëmundja e veshkave.
Vetëm në Klinikën e Nefrologjisë janë mbi 400 pacientë që trajtohen dhe në këtë gjendje kanë arritur meqë nuk janë trajtuar si duhet me kohë, raporton KTV.
Në Ditën Botërore të Veshkës në Kosovë, Shoqata e Nefrologëve, përmes një pike informuese në sheshin e Prishtinës, ofroi informata mbi simptomat dhe pasojat e kësaj sëmundjeje.
Aktivitetet e herëpashershme dhe ushqimi racional, sipas mjekëve, mund të ndikojë në parandalimin e sëmundjes së veshkave.
Për nder të kësaj dite, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës mbajti një ligjëratë me temën kryesore “Obesiteti dhe veshka” Nefrologët theksuan faktin se obeziteti është duke sfiduar sistemin e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.
Edhe
Në Kosovë rritet numri i personave të sëmurë nga veshkat
Këtu u tha se obeziteti trefishon rrezikun për sëmundje kronike të veshkës dhe gjithashtu ndikon në rritjen e incidencës së sëmundjeve malinje.
Në këtë ligjëratë gjithashtu u përmendën barna, të cilat ndikojnë në shërimin e infeksioneve urinare, që vijnë si shkak i problemeve në veshkë.