Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet 2021/ Isa Mustafa: I pensionuari politik

Fillimviti e pensionoi nga politika njeriun që nga rinia nuk iu nda asaj. E nisi në kohën e socializmit, e vazhdoi me Qeverinë në Ekzil dhe e vazhdoi pas luftës në institucionet shtetërore. 

Isa Mustafa u dorëhoq nga pozita e kryetarit të LDK-së të nesërmen, pas zgjedhjeve nacionale që u mbajtën me 14 shkurt, dhe arsye për këtë përmendi rezultatin më të ulët që kjo parti mori në historinë e saj. Partinë e drejtoi për diçka më shumë se një dekadë dhe mbërriti që për herë të parë pas luftës LDK-ja ta drejtonte Qeverinë.

Megjithëkëtë, për pasardhës në krye të partisë e la një kuadër të tij – një ish-student e ish-koleg të “Riinvestit”. E LDK-ja e kryetarit të ri, Mustafën e shpalli “Kryetar nderi”. Nga ky pozicion tha që vetëm vëzhgon zhvillimet në subjektin politik që dikur e drejtonte dhe nuk ka më hise në politikëbërjen e saj.