Vazhdojnë akuzat e degës së PDK-së në Prishtinë për punësim , siç i kanë quajtur, të militantëve të Vetëvendosjes në Ndërmarrjen Publike Banesore dhe në Komunën e Prishtinës.
Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka prezantuar emrat e të punësuarve në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës, raporton KTV.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes “Facebookut” me kundërpërgjigje për PDK-në.
Ai ka shkruar se gjenerata e re e PDK-së, për dallim nga themeluesit, nuk është ngritur me sakrificë apo aktivizëm kombëtar, por vetëm me servilizëm ndaj Kadri Veselit.
“Këta janë gjenerata e shpifësve, mjegullkrijuesve, e portaleve që shpërndajnë lajme të rrejshme. E mira është se Kadriu i nxori gati të gjithë mbi sipërfaqe dhe tash këta duhet ta tregojnë veten. Këta nuk kanë as konsistencë e as votues, prandaj edhe nuk japin llogari publike, por vetëm llogari te shefi, ku shtyhen se cili shpif më shumë, e cili luan më shumë lojëra të fëlliqura. Kanë qejf krejt të bëhen SHIK-a të vegjël. Kadriu po e shkatërron PDK-në, ashtu siç gati e shkatërroi Kosovën. Për këtë të dytën e kemi ndaluar dhe do ta ndalim, e për të parën si duket nuk ka shpëtim”.
Edhe
Ahmeti: Gjenerata e re e PDK-së është ngritur me servilizëm, e është shpërblyer me pushtet
Cakolli sërish e ka quajtur kryebandit Dardan Molliqajn, i cili sipas tij, bashkë me Shpend Ahmetin, punësuan aktivistët e Vetëvendosjes.
Dega e PDK-së në Prishtinë, vlerëson se Komuna e Prishtinës dhe Ndërmarrja Banesore Publike janë shndërruar në çerdhe të punësimit të militantëve të Vetëvendosjes.
-
Përplasje e ashpër në distancë e degës së PDK-së në Prishtinë me Ahmetin e Molliqajn
-
VV denoncon punësimet familjare e partiake të PDK-së në Prishtinë, i bashkohet edhe Ahmeti i PSD
-
VV-ja akuzon dhe PSD-në për zaptim të Komunës me PDK-në
-
Kryetari Ahmeti sërish përplaset me VV-në për Ndërmarrjen Banesore