Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook, në lidhje me deklaratat e Degës së PDK-së në Prishtinë.
“Gjenerata e re e PDK-së apo më mirë me e quajt gjenerata e Kadri Veselit, për dallim nga themeluesit, nuk është ngritur me sakrificë apo aktivizëm kombëtar por vetëm me servilizëm ndaj Kadrisë. Ky servilizëm është shpërblyer me financa e pushtet”, ka thënë Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këta janë gjenerata e shpifësve, mjegullkrijuesve, e portaleve të shpërndarjeve të lajmeve të rrejshme. E mira është se Kadria i nxori gati të gjithë mbi sipërfaqe dhe tash këta duhet me tregu vetën. Këta nuk kanë as konstituencë e as votues prandaj edhe nuk japin llogari publike por vetëm llogari te shefi ku shtyhen se cili shpifi më shumë e cili luajti me shumë lojë të flliqta. Kane qejf krejt me u bo SHIK-a të vegjël”, ka shkruar më tej Ahmeti.
Kreu i Prishtinës, tutje ka shprehur bindjen se “Kadri Veseli po e shkatërron PDK-në ashtu siç gati e shkatërroi Kosovën”.
“Për këtë të dytën e kemi ndaluar dhe do ta ndalim, e për të parën si duket nuk ka shpëtim”, ka shkruar Ahmeti.