Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e rënë në fshatrat e Rahovecit

Në 18-vjetorin e rënies janë përkujtuar sot dëshmorët dhe martirët e rënë në fshatrat Fortesë, Celinë dhe Brestoc të Komunës së Rahovecit.

Në tubimet përkujtimore ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë dhe familjarë të të rënëve.

Vehapi tha para 18 viteve, kishin filluar masakrat e papara në fshatrat e Anadrinisë.

“Këto masakra vetëm i kishte paralajmëruar krimineli Millosheviq. Këtë tërbim ai e kishte sepse ai e shihte kapitullimin e tij. Ne si popull kemi vuajtur shumë, mirëpo asnjëherë nuk jemi dorëzuar para armiqve edhe pse të në kaluarën nuk kemi pasur shumë miq. Ju thërras edhe tani mos të dorëzohemi, të punojmë bashkë pa dallim”, ka thënë Vehapi, raporton Koha.net.

Në tubimet e mbajtura kanë folur edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe Selajdin Zhuniqi nga fshati Fortesë dhe kryetari i fshatit Celinë.

Vehapi dhe stafi i tij, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh edhe tek pllaka përkujtimore në fshatin Brestoc.


18 vjet nga masakrat mizore të forcave serbe në... by kohanet