Pas tre orësh përfundoi takimi në Presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi mes tyre përfundoi rreth orës 13:10 dhe i pari nga Presidenca doli kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetari i Grupit Socialist, Gramoz Ruci, ndërsa kryetari i PD-së, Basha doli rreth 50 minuta më vonë, i shoqëruar nga kryetari i Grupit Demokrat, Edi Paloka.
Asnjë nga te pranishmit në takim nuk foli për mediat, ndërsa pritet deklarata zyrtare e Presidencës, për të parë nëse tryeza mes palëve ka dhënë ndonjë rezultat për të zgjidhur krizën politike në vend.
I pari në selinë e Presidencës mbërriti kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi. Pak minuta pas tij erdhi dhe kreu i opozitës, Basha, që shoqërohej nga kryetari i Grupit Demokrat, Edi Paloka.
Nuk ka një agjendë paraprake për pikat se ku do të fokusohet takimi, por mediat raportojnë se baza mbetet platforma e propozuar një javë më parë nga eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein.
Takimi mes drejtuesve të dy kampeve politike në vend vjen një ditë pas ndërhyrjes së zyrtarëve të Bashkimit Europian dhe të Partive Popullore Europiane(PPE) që i kërkuan opozitës të ulent në tryezën e dialogut dhe të ndihmojë në një zgjidhje, që do e çojë Partinë Demokratike të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
-
Meta e Basha 20 minuta takim në Presidencë për krizën politike, Rama ka refuzuar
-
Meta thërret Ramën e Bashën të merren vesh për një zgjidhje të krizës në Shqipëri
-
Përfundon takimi Rama-Basha, dakordohen “100 për qind”
-
Rama e Basha te Nishani shoqërohen nga Ruçi e Paloka
-
Rama sot “bashkëbisedon” me demokratët mes konfliktit Basha - Berisha