Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta e Basha 20 minuta takim në Presidencë për krizën politike, Rama ka refuzuar

Tiranë, 27 qershor - Presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë zhvilluar në presidencë takimin me dyer të mbyllura, i cili ka zgjatur për rreth 20 minuta, raporton Shqiptarja. Lideri demokrat është larguar pa dhënë një prononcim për mediat.

Takimi erdhi pas ftesës së kreut të shtetit, kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ky i fundit ftoi dje në takim edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se do ishte në presidencë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, por ky i fundit e refuzoi ftesën me arsyetimin se është i zënë me fushatën elektorale.

Kreu i shtetit mbërriti që në 05:00 në presidencë duke respektuar me përpikmëri orarin e caktuar për takimin, ndërkohë që edhe lideri demokrat Lulzim Basha ka qenë i përpiktë duke shkuar në takim që në orën 09:00 ashtu siç u njoftua që ditën e djeshme.

Takimi i tyre vjen në një kohë kur palët politike nuk kanë gjetur një pikë të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike. Presidenti Ilir Meta zhdrekretoi datën e zgjedhjeve por vendimi i tij është shpallur "nul" nga Kolegji Zgjedhor, e njohur ndryshe si Gjykata e zgjedhjeve.

Opozita ka bojkotuar zgjedhjet dhe ka paralajmëruar bllokimin e tyre. Shqiptarja.com zbardhi dokumentin që Bashkitë e djathta i kanë dërguar KQZ-së dhe Policisë, duke i dhënë ultimatum që nga sot, të tërheqin materialet zgjedhore nga KZAZ-të dhe Qendrat e votimit ose do t'i asgjësojnë.

Edhe Meta thërret Ramën e Bashën të merren vesh për një zgjidhje të krizës në Shqipëri Arbëri Meta thërret Ramën e Bashën të merren vesh për një zgjidhje të krizës në Shqipëri

"Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë"! Kështu ka shkruan presidenti Ilir Meta në faqen e tij të Facebook-ut, teksa publikon një foto nga takimi me kryedemokratin Basha, që zhvilloi mëngjesin e sotëm.

"Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë", shkruan Meta.