Arbëri

Përfundon takimi Rama-Basha, dakordohen “100 për qind”

Takimi prej më tepër se tre orësh, kokë më kokë, mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, duket se ka sjellë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Të dy liderët dolën bashkë nga takimi, dhe pranuan se ka një marrëveshje, e cila do të detajohet dhe do të bëhet publike në orët e ardhshme.

“Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik”, tha kreu i opozitës, Lulzim Basha, raporton TCH.

Ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte edhe më i prerë në komunikimin e tij, duke thënë se, “jam dakord 100% me kreun e opozitës”. 

Asnjë nga të dy nuk dha detaje mbi datën e zgjedhjeve, ndërsa midis tyre pati edhe një shtrëngim duarsh në publik.