Sot rreth orës 15:00 ka përfunduar rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. Ato gjendeshin në 177 kuti të votimit dhe rinumërimi i tyre ka filluar sot në orën 12:00.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi.
Sipas tij ky proces është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në përputhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Rinumërimi është realizuar nën mbikëqyrjen e stafit të KQZ-së dhe vëzhguesve të subjekteve politike.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve
-
KQZ vendos të rinumërohen 185 vendvotime
-
Edhe tetë kuti të panumëruara, KQZ-ja paralajmëron përmbylljen e procesit sot
-
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e votave me postë, mbi 82 mijë pako të aprovuara
-
Refuzohen mbi 2200 pako me vota me postë, shkak dëftesa e regjistrimit