Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme, e mërkurë, të përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, pritet të numërohen tetë kutitë e mbetura, në të cilat janë sistemuar fletëvotimet nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.
Lajmi është bërë i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Gjatë ditës së sotme, më konkretisht në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, KQZ do të përmbyllë aktivitetet paszgjedhore, të cilat, KQZ i zhvillon për të ardhur deri tek rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të numërohet pjesa e mbetur e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta”, ka thënë ai.
Ndërkaq, KQZ-ja mëngjesin e së mërkurës ka përditësuar të dhënat nga procesi i numërimit në QNR. Sipas këtyre të dhënave, nga 223 kuti votimi në të cilat janë sistemuar fletëvotimet nga votimi me postë janë numëruar 215 dhe 8 të tjera do të numërohen gjatë ditës.
Njëkohësisht, KQZ-ja ka filluar me numërimin e fletëvotimeve nga votimi me kusht, i cili është mundësuar në 52 vendvotime me kusht, ku janë evidentuar 8,751 votues. Po ashtu, ka filluar edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i realizuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues./ksp
Numërimi drejt fundit, VV-ja merr 53 ulëse
Numërimi i votave të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor i është afruar fundit. Deri tash...-
KQZ vendos të rinumërohen 185 vendvotime
-
Rinumërimi i 10% të votave mund të nisë gjatë vikendit
-
Refuzohen mbi 2.800 pako të votave të diasporës, aprovohen mbi 72 mijë
-
Të martën pritet të përmbyllet numërimi i votave të kandidatëve
-
Përfundon numërimi në 9 qendra, tërhiqen mbi 85,700 pako me fletëvotime nga jashtë