Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të arrestuarve dje për vrasjen e dy policëve më 2004.
Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit 30 ditë për të arrestuarit.
Ndërkaq, avokatët e të arrestuarve kanë thënë se e kanë kundërshtuar këtë kërkesë të prokurorit, duke thënë se Prokuroria nuk ka dhënë dëshmi të mjaftueshme për caktimin e paraburgimit, njofton KTV.
Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk ka marrë vendim për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e djeshëm, Alban Dizdari, Bajram Kiçmari dhe i ekstraduari dje nga Gjermania, Faik Shaqiri.
Gjyqtarja e këtij rasti, Altene Murseli, pritet që këtë vendim ta marrë më së voni nesër.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot pritet marrja e vendimit për të arrestuarit për vrasjet më 2004
-
Masa e sigurisë për të dyshuarit për vrasjen e zyrtarëve të UNMIK-ut merret nesër
-
Të arrestuarit për vrasjen e 2014-s shkojnë në paraburgim
-
Të arrestuarit për vrasjen e policëve më 2004 në Gjykatë
-
Edhe nga dy muaj paraburgim pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash