Sot pritet të merret vendimi ndaj tre të arrestuarve për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004, raporton KTV.
Ata, një ditë më parë, kanë dalë para Gjykatës.
Vendimin pritet ta marrë gjyqtarja e këtij rasti, Altene Murseli. Prokuroria kërkoi 30 ditë paraburgim për Alban Dizdarin, Bajram Kiçmarin dhe të ekstraduarin nga Gjermania, Faik Shaqiri.
Kjo kërkesë e Prokurorisë u kundërshtua nga avokatët.
Këta të fundit thanë se prokuroria nuk ka dhënë dëshmi të mjaftueshme për caktimin e paraburgimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Të arrestuarit për vrasjen e 2014-s shkojnë në paraburgim
-
Masa e sigurisë për të dyshuarit për vrasjen e zyrtarëve të UNMIK-ut merret nesër
-
Përfundon pa vendim seanca fillestare ndaj tre të arrestuarve për vrasje në vitin 2004
-
Supremja: Kiqmari dhe Shaqiri nuk mund të gjykohen dy herë për vrasjen e dy policëve më 2004
-
Në seancën e të arrestuarve për vrasjet më 2004, edhe i ekstraduari Shaqiri