Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të arrestuarit për vrasjen e policëve më 2004 në Gjykatë

Sot, para Gjykatës në Prishtinë janë sjellë të arrestuarit e djeshëm për vrasjen e policëve në vitin 2004.

Ata në Gjykatë janë sjellë nën masa të rrepta sigurie. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pritet që atyre sot t’iu shqiptohet masa e paraburgimit.

KTV ka siguruar pamje ekskluzive nga dërgimi i të arrestuarve në Gjykatë.

Ata dje janë arrestuar në lokacione të ndryshme të Kosovës.

Koha Ditore sot shkruan se Bajram Kiqimari dhe Alban Dizidaro janë arrestuar të mërkurën nga EULEX-i, pas 13 vjetësh për çështjen e vrasjes së dy policëve – një të UNMIK-ut dhe një të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Hetimi për këta persona ka nisur tre vjet pas dëshmive të dhëna nga Shkumbin Mehmeti, i cili është i vetmi i dënuar për këtë vrasje të dyfishtë.

Në vitin 2014 Kiqimari ishte arrestuar së bashku me Florim Ejupin për të cilin po ashtu kishte dyshime se është pjesë e këtij grupi. Pasi i kishte liruar Gjykata Ejupi ishte arratisur. EULEX-i përmes një komunikate ka thënë se edhe një person do të ekstradohet gjatë së mërkurës, por nuk kanë njoftuar orën e saktë dhe vendin nga ku do të ekstradohet. Gazeta ka mësuar se personi që do të ekstradohet është Faik Shaqiri, i cili është i afërm i Ruzhdi Shaqirit, i cili para më shumë se dy vjetësh është vrarë nga Gani Geci.

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}