Një zjarr ka shpërthyer brenda oborrit të QKUK-së.
Në pamjet që posedon KOHA, shihet që një kulm i një ndërtese ka marrë flakë.
Policia ka thënë për KOHËN se rreth orës 07:30, është raportuar se në rrugën "Holger Petersen" në Prishtinë, një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Komandanti i brigadës së zjarrëfikësve në Prishtinë, Malë Gashi bëri të ditur për KosovaPress se zjarri është lokalizuar dhe se janë afër përfundimit të intervenimit.
Qytetarët kanë shkruar në rrjete sociale se Policia dhe zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
