Kronikë

Përfshihet nga zjarri një lokal në oborrin e QKUK-së

Një lokal në oborrin e Qendrësk Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në mëngjesin e të premtes.

Departamenti i Zjarrfikësve të Prishtinës ka njoftuar për KOHËN se janë lajmëruar për zjarrin rreth orës 7:15 të mëngjesit.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

QKUK—ja ka njoftuar se të gjitha klinikat janë duke funksionuar normalisht dhe se puna është duke u zhvilluar në rregull.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë, një objekt është përfshirë nga zjarri.

Ajo ka thënë se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe zjarrfikësit.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka theksuar Ahmeti.