Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNDP, Maria Suokko, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në punë.
Presidenti, siç njofton kumtesa nga presidenca, ka theksuar se UNDP në dy dekadat e fundit ka mbështetur Kosovën në shumë fusha.
“Jemi të kënaqur me kontributin tuaj në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së ambientit, por edhe në përkrahjen në zhvillimin ekonomik”, u shpreh Thaçi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko ka thënë se UNDP do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj.
Presidenti Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të përkrahin projektet e UNDP-së.
-
UNDP shprehet e gatshme të vazhdojë përkrahjen për Kosovën
-
Ministrja e Integrimit pret përfaqësuesen e re të UNDP-së në Kosovë, theksohet rëndësia e bashkëpunimit
-
Vuçiq takohet me shefen e USAID-it, flet për dialogun me Kosovën
-
Osmani dhe zyrtarët e OKB-së pajtohen për thellim të bashkëpunimit
-
Vlerësohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Japonisë