Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vlerësohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Japonisë

Në përkrahje të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Japoni dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Asociacioni i Miqësisë Kosovare-Japoneze ka organizuar diskutimin virtual me titull “Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Japonisë”.

Me këtë rast, në emër të MPJD-së, zëvendësministrja Teuta Sahatqija, ka falënderuar Japoninë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve, sidomos së fundmi në dhënien e donacioneve në përkrahje të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka veçuar Japoninë si partner strategjik të Kosovës në Azinë Lindore. Ai ka thënë se ka ardhur koha që si institucionet ashtu edhe popujt e të dyja vendeve duhet të punojnë më tepër në thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale ekonomike.

Nga Tokio është paraqitur Konsulli i përgjithshëm i nderit i Republikës së Kosovës, Iijima Isao si dhe Kryesuesi i Ligës së Miqësisë Japoni-Kosovë në Parlamentin e Japonisë Shionoya Ryu. Që të dy kanë përshëndetur hapjen e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë dhe kanë uruar popullin e Kosovës për më shumë progres e prosperitet dhe shëndet tani në kohën e pandemisë.

Luljeta Arifi, drejtoreshë dhe themeluese e Asociacionit së Miqësisë Kosovare-Japoneze ka theksuar se çmon bashkëpunimin dhe përkrahjen që e ka hasur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni dhe MPJD në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm për afrimin e raporteve ndërmjet dy popujve dhe vendeve.

{gallery}