Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim shefen e USAID-t, Samantha Power.
Vuçiq në një postim në Instagram ka thënë se në takim me Powerin ka diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi ndër të tjera.
“Përsërita gatishmërinë e vazhdueshme të Serbisë për ta vazhduar dialogun me Prishtinë, por edhe vendosmërinë për të mos pranuar asnjë vendim të njëanshëm që kërcënon drejtpërdrejt të drejtat e komunitetit serb në Kosovë e M.”, tha Vuçiq. “Falënderova për ndihmën që USAID-i i dha vendit tonë përmes programeve të tij në sferën e forcimit të konkurrencës së ekonomisë serbe, si dhe diskutuam potencialin për investime shtesë në infrastrukturën energjetike dhe zhvillimin e ekonomisë serbe”.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”
-
Vuçiqi takohet me Hillin, temë edhe Kosova
-
Shefja e USAID-it në vizitë në Prishtinë, në Beograd garantoi mbështetjen e SHBA-së për dialogun
-
Shefja e USAID-it udhëton në Kosovë e Serbi “për t’i ulur tensionet”
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën