Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të mërkurën me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.
Vuçiq në “Instagram” ka njoftuar se ka biseduar me Hillin për dialogun. Për situatën në rajon dhe ngjarjet e fundit gjeopolitike.
“Kam përsëritur qëndrimin konstant të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë e M. dhe ruajtjen e interesave kombëtare. Gjithashtu konfirmuar vendosmërinë për të vazhduar përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies serbo-amerikane”, ka shkruar Vuçiq.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi i ankohet ambasadorit Hill për situatën në veri të Kosovës
-
Rubio e Vuçiqi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”
-
Vuçiqi kërkon që SHBA-ja ta rrisë angazhimin për ta ruajtur stabilitetin e rajonit
-
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, ia konfirmon synimet për ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë