Pas vizitës që këtë javë e zhvilloi në Beograd, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, do të qëndrojë për vizitë edhe në Kosovë.
Ajo të premten do të pritet nga kryeministri Albin Kurti. Shefen e USAID-it, Kurti do ta presë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Së bashku, siç njofton ekzekutivi do të shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.
Gjatë qëndrimit në Beograd, Power tha se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon guxim politik dhe se kjo do të sillte përfitime ekonomike.
Ajo paralajmëroi mbështetje të fortë nga SHBA-ja për hapat e ardhshëm të dialogut në javët në vijim.
Artikuj të ngjashëm
-
Power: Rruga drejt normalizimit përfshin themelimin e Asociacionit
-
Vuçiq takohet me shefen e USAID-it, flet për dialogun me Kosovën
-
Shefja e USAID-it udhëton në Kosovë e Serbi “për t’i ulur tensionet”
-
Prattipati i kërkon Kurtit angazhim për paqe dhe rritje të investimeve
-
Kosova mes takimeve bilaterale në New York, realitetit të masave të BE-së e pezullimit të dialogut nga SHBA-ja