Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti sot përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko. Sipas njoftimit për media, ato biseduan për situatën socio-ekonomike në Kosovë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Financave dhe UNDP-së në projekte të ndryshme.
Pasi falënderoi znj. Suokko dhe UNDP-në për angazhimin dhe kontributin në Kosovë, veçanërisht për ndihmën e UNDP-së ndaj Ministrisë së Financave gjatë pandemisë Covid19, ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë e Ministrisë që e drejton për thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta që kanë për qëllim avancimin e qeverisjes së mirë, rritjes së transparencës dhe të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë Maria Suokko, shprehi gatishmërinë e UNDP-së për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.
-
Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë thotë se do të vazhdojë përkrahja për ta zhvilluar vendin
-
Ministrja e Integrimit pret përfaqësuesen e re të UNDP-së në Kosovë, theksohet rëndësia e bashkëpunimit
-
Në janar seminari i biznesit Kosovë-Japoni
-
Pakoja emergjente fiskale dhe ajo për rimëkëmbje pret aprovimin e buxhetit të rishikuar
-
Gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit midis UNDP-së dhe MPB-së