Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në janar seminari i biznesit Kosovë-Japoni

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur sot të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara.

Ajo dhe ambasadori Ogasawara biseduan për situatën ekonomike, menaxhimin e pandemisë si dhe për tema të interesit të përbashkët të të dyja vendeve.

Pikë e veçantë e diskutimit ishte organizimi i seminarit të biznesit Kosovë-Japoni, i cili do të mbahet më datë 14 janar 2021 në formë virtuale. Qëllimi i këtij seminari është intensifikimi i dialogut me palën japoneze me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.