Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Kamikawa Yoko, të premten pasdite ka mbërritur në Kosovë, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti e ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Vizita e Yokos vjen me rastin e 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.
Para vizitës, nëpërmjet një mesazhi ajo është shprehur e kënaqur që mund ta vizitojë Kosovën si ministre e Jashtme e Japonisë. Sipas saj, zhvillimi ekonomik i Kosovës është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Yoko ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura me Gërvallën. Më vonë është pritur në qeveri edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Nuk është planifikuar ndonjë konferencë për media.

-
Kryediplomatja japoneze sot viziton Kosovën, takohet me Kurtin e Gërvallën
-
Kamikawa: Zhvillimi ekonomik është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon
-
Gërvalla: Vizita e Von der Leyenit vjen në momentin kur Kosova po konsolidon reformat
-
Qeveria thotë se ka pak shanse për një takim të shpejtë me Serbinë
-
Gërvalla informon sekretarin e Jashtëm britanik për veprimet destabilizuese të Serbisë