Kryeministri Ramush Haradinaj me zëvendësit e tij, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë qenë në një takim me presidentin Hashim Thaçi që ka zgjatur vetëm 15 minuta, raporton KTV.
Haradinaj pas takimit ka thënë se ishte i shkurtër meqë ishte konfirmim i diskutimeve të së enjtes në të cilat mori pjesë ai, Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në një deklaratë të shkurtër, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i tij vazhdon të jetë kundër ridizajnimit të kufijve dhe shkëmbimit të territore.
Ai ka theksuar se në rast se këto dy tema janë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, ai nuk do të jetë në atë tavolinë.
Haradinaj dhe Thaçi sot përmes Facebookut kanë dalë kundër njëri-tjetrit sa i përket opsionit për shkëmbim territoresh ose ridizajnim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.