Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj e Thaçi tash përplasen për Radojiçiqin

“... për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerimet e tema të tilla, dhe ata që flasin sot janë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqin, janë miq të Radojiçiqit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë të mos i ketë përcjell deklarimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi, si kjo e më sipërmja, por pas mbledhjes së Qeverisë i ka vazhduar akuzat ndaj tij.

Ai ka thënë se për dy orë në Zyrën e presidentit Thaçi takuan Milan Radojiçiqin, pa specifikuar se kur ndodhi ky takim, raporton KTV.

Kreu i Qeverisë ka thënë se kanë marrë vendime të guximshme, por të cilat kanë rrezikuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Haradinaj ka përsëritur qëndrimet e tij rreth taksës dhe dialogut me Serbinë.

Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka theksuar se Platforma për dialog do të procedohet së shpejti për votim në Kuvend.

Edhe Haradinaj nuk i mohon takimet me Radoiçiqin për të cilat e akuzoi Thaçi Arbëri Haradinaj nuk i mohon takimet me Radoiçiqin për të cilat e akuzoi Thaçi

Ai ka shtuar se për këtë, ka takuar të martën kryeparlamentarin Kadri Veseli, për të biseduar rreth mundësisë për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme.

Në mbledhjen e Qeverisë janë ndarë 100 mijë euro për një qendër përkujtimore që pritet të ndërtohet në Bllacë.