Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj ka marrë zotimin e Thaçit se nuk do të diskutohet për kufijtë

Dy takime të krerëve të shtetit janë zhvilluar gjatë ditës së enjte në zyrat e Presidencës. Temë e diskutimit në këto takimeve - pjesë e të cilave ishin presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, si dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi – ishte dialogu me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Pas takimit të parë, i cili zgjati rreth një orë, kryeministri Haradinaj ka thënë se kanë folur për parimet e dialogut dhe se, sipas tij, presidenti ka shprehur qëndrimin se nuk do të diskutohet për kufijtë dhe territorin e Kosovës.

“Me rëndësi është që presidenti u shpreh qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Respekton territorin dhe integritetin, pra respekton e punon në bazë të Kushtetutës, kështu që nuk diskutohet dhe nuk pranon të diskutojë për ndarjen e vendit”, ka deklaruar Haradinaj pas takimit. “Ajo që është me rëndësi është të qartësohet qëllimi institucional, pra që territori dhe kufijtë nuk diskutohen në asnjë dialog”.

Ndërkaq, presidenti Thaçi, duke folur për takimet ka thënë se janë pajtuar pa dallim që dialogu të vazhdojë, dhe që ai të merr pjesë në takimin e 7 shtatorit. Por, ndryshe nga ajo që ka thënë Haradinaj, ai sërish ka insistuar në idenë për ndryshim kufijsh...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm