Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj këmbëngul: Për territor nuk do të bisedohet me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe njëherë tjetër ka tërhequr vërejtjen se askush nuk guxon të diskutojë me Serbinë për territorin, raporton KTV .

Këto deklarime ka zgjedhur t’i bëjë nga akademia përkujtimore në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Ai ka thënë se askush nuk guxon të japë asnjë copë tokë dhe këtë do ta mbrojë edhe nëse i kushton me rrëzim nga Qeveria.

Por, jo vetëm nga Shtimja. Haradinaj porosi ka dërguar sërish edhe nga Prishtina.

Ai ua ka tërhequr vërejtjen anëtarëve të Ekipit negociator, se nëse dalin përtej Kushtetutës, do të shkojnë në burg.

Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli ka zgjedhur akademinë për Reçakun të flasë për dialogun me Serbinë, duke kërkuar unitet për këtë përballje.

Edhe Haradinaj: Askush s’guxon të flasë për territorin në dialog me Serbinë Arbëri Haradinaj: Askush s’guxon të flasë për territorin në dialog me Serbinë

Ndërkohë “Koha Ditore” ka raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me apo pa këmbim territoresh, do të pranojnë marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë, por e rëndësishme për ta është njohja reciproke.

Këtë ia kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti zyrtarë të lartë nga Uashingtoni.

Por, kryeministri Ramush Haradinaj, i bindur, ka thënë se Amerika nuk është kundër ndryshimit të kufijve dhe se Kosova nuk mund të dalë nga ajo e 17 Shkurtit.