Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Liderët e institucioneve të Kosovës ritakohen në orën 14 për dialogun me Serbinë

Kundërshtimin që ka për ndryshimin e kufijve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ia ka bërë të qartë edhe presidentit, në takimin e zhvilluar sot në mëngjes.

Ai bashkë me liderin e PDK-së Kadri Veseli, e atë të Nismës Fatmir Limaj, si dhe Dardan Gashin, kanë takuar presidentin Hashim Thaçi ku temë kryesore ka qenë dialogu me Serbinë.

Pas takimit që ka zgjatur rreth një orë, kryeministri ka thënë se janë konsultuar në lidhje me procesin e dialogut në Bruksel. Tha se kanë folur për parimet e dialogut dhe se e ka shprehur qëndrimin e qartë se nuk duhet të diskutohet për kufijtë dhe territorin e Kosovës.

Sipas tij, këtë qëndrim ia ka bërë të qartë të parit të shtetit dhe vetë ai ka shprehur qëndrim se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, raporton TV Arta.

“Me rëndësi është që presidenti u shpreh qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Respekton territorin dhe integritetin, pra respekton e punon në bazë të Kushtetutës, kështu që nuk diskutohet dhe nuk pranon të diskutojë për ndarjen e vendit. Ajo që është me rëndësi është të qartësohet qëllimi institucional, pra që territori dhe kufijtë nuk diskutohen në asnjë dialog”, është shprehur pas takimit Haradinaj.

Edhe Haradinaj ka marrë zotimin e Thaçit se nuk do të diskutohet për kufijtë Arbëri Haradinaj ka marrë zotimin e Thaçit se nuk do të diskutohet për kufijtë

Kryeministri ka thënë se me rëndësi është përfshirja e opozitës në këtë proces.

Ndërkohë, KosovaPress raporton se liderët e institucioneve do të ritakohen në orën 14:00.