Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përçahet Lista Serbe

Serbët e Kosovës kanë nisur një luftë mes vete për kreun e subjektit kryesor politik që kanë – Listën Serbe (LS), shkruan sot Koha Ditore.

Në dyluftim janë Aleksander Jablanoviq e Slavko Simiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë javë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka zyrtarizuar për kryetar ish-ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Jablanoviq, të cilin kryeministri Isa Mustafa e kishte shkarkuar nga posti ministror, shkaku i një deklarate fyese ndaj nënave gjakovare të të pagjeturve të luftës. Ish-ministri është themelues i Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë. Kryetar ka qenë deri në fund të 2015-s, kur me kërkesë të Qeverisë së Serbisë është larguar dhe në vend të tij, si ushtrues detyre i kryetarit, ishte caktuar deputeti Simiq, i cili është shef i grupit parlamentar të LS-së.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.