Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shtatë muaj u regjistruam 29 raste të vetëvrasjeve në Kosovë

Nga janari deri në fund të gushtit në Kosovë janë regjistruar 29 raste të vetëvrasjeve, ka njoftuar Policia e Kosovës për “Ekonomia Online”.

Njohësit e kësaj çështje thonë se arsyet që çojnë deri te ky hap janë diskriminimi e po ashtu gjendja ekonomike. Por, ata thonë se janë të shqetësuar se në Kosovë s’ka ndonjë hulumtim nga institucionet përgjegjëse në lidhje me këtë fenomen. Kanë bërë thirrje që institucionet të bëjnë hulumtime dhe strategji për parandalimin e vetëvrasjeve.

Bind Skeja, drejtori i “Linjës së Jetës”, tha se në Kosovë nuk kanë të dhëna sa i përket dukurive që dërgojnë personat në kryerjen e vetëvrasjeve. Ai tha se institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm për këtë çështje, për këtë ai ka kërkuar që të krijohet edhe një strategji shtetërore për parandalim të vetëvrasjeve.

“Globalisht po, varfëria ndikon, diskriminimi ndikon, varësisht prej grupeve demografike ato preken në mënyra të ndryshme. Po në Kosovë nuk mund të them diçka definitive, pikërisht për shkak që është terren totalisht i paprekur prej shumicës të politikbërësve. Me thanë që kanë bërë mjaftueshme institucionet është totalisht gabim, as minimalja nuk është bërë, do të thotë gjëja më i vogël që mundet me u bë nga shteti është një strategji për parandalim të vetëvrasjeve, strategji shtetërore”, tha ai.

Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësi do të duhet që të bënte hulumtime që të kuptohej niveli i problemit edhe të merren hapat për intervenim.

Edhe Skeja: S’kemi statistika të sakta për numrin e vetëvrasjeve, s’ka bashkëpunim nga niveli qendror Arbëri Skeja: S’kemi statistika të sakta për numrin e vetëvrasjeve, s’ka bashkëpunim nga niveli qendror

Ai tha se për këtë janë të gatshëm t’i ndihmojnë Qeverisë.

Skeja tha se thirrjet që pranon kjo organizatë nuk regjistrohen, por sipas tij, zakonisht nga thirrësit janë të rasteve të dhunës në familje, problemeve ekonomike, të diskriminimit.

“Ka bajagi raste të dhunës në familje, ka raste që kanë probleme ekonomike, ka raste të diskriminimit, janë të shumëllojshëm. Çka ka më shumë, çka më pak nuk mund të them”, tha ai.

Njohësi Drizan Shala, ka thënë se çështja e vetëvrasjeve është shqetësuese, pasi sipas tij, personat që kanë kryer vetëvrasje janë të moshave të reja.

Edhe Pesë jetë të humbura nga të shtënat e armëve, njohësit kërkojnë hartim të një strategjie shtetërore Arbëri Pesë jetë të humbura nga të shtënat e armëve, njohësit kërkojnë hartim të një strategjie shtetërore

“Unë mendoj se çështja e vetëvrasjeve në Kosovë është shqetësuese për faktin që kryesisht janë të moshave të reja. Kjo po e atakon në mënyrë të drejtpërdrejt edhe mirëqenien e qytetareve në tërësi. Pra duhet të shikohet në aspektin psikologjik, në aspektet e tjera se çka i ka shtyrë këta të rinj që të ndërmarrin veprime të caktuara. Kryesisht sipas asaj që dihet jo zyrtarisht, procesi i kryerjes së vetëvrasjes, ka në vetë vete një presion psikologjik që ndërlidhet kryesisht ose nga obligimet që mund të kenë ndaj palëve të treta. E si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve, njerëz të caktuar kryejnë vetëvrasje. Si shkak i ndarjeve të caktuara shpirtërore me dikë tjetër po ashtu”, tha ai.

Shala ka thënë se shteti do të duhet që të bëjë analiza të detajuar të këtyre vetëvrasjeve, ku më pas të merren masa që të parandalohet kjo dukuri.