Mbi 70 persona po vazhdojnë të qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës për shkak të gjendjes së rënduar nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj, ka deklaruar se si pasojë e përmbytjeve, janë rrëzuar disa ura ndërsa në pjesën më të madhe ka pasur përmbytje në bodrume dhe shtëpi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për momentin është qetësuar gjendja, tash jemi ka merremi më fortë me palët e dëmtuara që kanë kërkesa tash për të shkuar për të bërë evidentimin e dëmeve. Realisht pjesën më të madhe të telasheve e kemi pasur me përmbytjen e podrumeve, shtëpive, si në zonën urbane, dy ditë pas na u konfirmua edhe nga zona jashtë qytetit në fshatra. Kurse ditën e diele na ka bërë goxha dëme pas orës 22:00, të reshurat që kenë kanë prishur disa ura nga ana e infrastrukturës rrugore. Disa shembje të dheut, por fatbardhësisht viktima njerëz nuk kemi”, ka thënë ai për Kosovapress.
Hoxhaj ka deklaruar se reshjet e borës që po vijojnë edhe sot, mund ta përkeqësojnë gjendjen.
“Realisht në këtë rast unë si drejtor po i lutem Zotit që të mos ketë si herëve të kaluara, sepse ne edhe me datën 30-31 dhjetor kemi pasur gjendjen e keqësuar. Nga ana e reshjeve të borës ne realisht si drejtori i frikësohemi këtij fakti sepse bora sado pak e trashë rrjedhën e ujit”, thekson ai.