Qendra Klinike Universitare ka njoftuar se vetëm për një javë kanë lindur 158 foshnje.
Sipas njoftimit nga QKUK 79 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 79 të gjinisë femërore.
“Edhe pse në shumicën e institucioneve shëndetësore në vend është reduktuar puna me rastet jo emergjente për shkak të Pandemisë së Covid-19, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike vazhdon të ketë numër të madh të lindjeve. Bazuar në raportin e fundit nga kjo klinikë, vetëm për një javë ka pasur 155 lindje të foshnjave, nga nënat që kanë ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës”, thuhet në njoftim.