Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë tre muajve të fundit, periudhë me të cilën Kosova është ballafaquar me pandeminë COVID-19, janë kryer 1798 lindje, është njoftuar nga QKUK-ja.
“Nga 13 marsi, kur në vend është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, deri më 31 mars janë regjistruar 438 lindje, prej tyre 162 me ndërhyrje kirurgjikale. Gjatë muaji prill kishte 629 lindje, 241 prej tyre me operacion. Në muajin maj, janë realizuar 668 lindje, në mesin e tyre 210 me operim. Pavarësisht situatës së krijuar, stafi mjekësor ka punuar me kapacitet të plotë dhe brenda kësaj kohe ka kryer edhe 55 operacione gjinekologjike, kryesisht karcinoma (tumor), të shfaqura në organet gjenitale”, është raportuar nga QKUK-ja.
-
Për gjashtë muaj 3,098 lindje vetëm në QKUK
-
Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit
-
Gjatë 2021-tës në QKUK u lindën mbi 8 mijë foshnja
-
37 të infektuara me koronavirus lindën fëmijë gjatë valës së fundit të pandemisë
-
QKUK: Për një vit, më shumë se 8 mijë foshnje të lindura